Mateçi i tmerruar nga përkulja e Kaltrina Azizit para "branitellave" (VIDEO)
Pëlqej
Mateçi, fshati nga vjen deputetja e re e BDI-së, Kaltrina Azizi është i tronditur nga nderimi që iu ka bërë Kaltrina, "Branitellave".

Bashkëfshatarë të saj janë shprehur se Kaltrina mund të mos e ketë ditur se përpara kujt është përkulur.

Ata mendojnë se deputetja nuk është njëlloj sikundër "burrat e tjerë" të BDI-së, që "Branitellave" i janë përkulur ndër vite, por se mund të mos ketë patur informacionin e duhur për gjestin që ka kryer.

“Mendoj se Kaltrina duke mos e ditur rëndësinë e këtij gjesti, me ose pa vullnetin e saj shkeli mbi sinqeritetin e bashkëfshatarëve të saj, mbi mundin dhe sakrificën. Edhe pse personalisht mendoj se pa vetëdije e ka bërë atë veprim, thjesht si mashë e politikës e udhëhequr në rastin konkret nga BDI, besoj se edhe ajo tashme është vetëkritike për atë sjellje, përpara se të përkulet para ” branitellave”. Kisha dashur që Kaltrina të merret me hallet dhe dertet e fshatarëve, me përmirësimin e kushteve bazë për jetesë, ujësjellës e kanalizim”, ka thënë për “Lajm” Elvis Musliji, banor i Mateçit.

Ndërsa një tjetër bashkëfshatar i Kaltrinës, Sedat Sulejmani ka thënë se më e turpshme në këtë gjest është fakti se nderohet VMRO-ja, e cila, sipas tij, sot bën një politikë më të egër edhe se viti 2001.

Nga fjalët që kanë thënë banorët e fshatit Mateç, por edhe fshatrave të tjerë të komunes se Likovës duket se nuk e kanë harruar atë që forcat maqedonase bënë në Kumanovë. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori