Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet i riu që shkaktoi panik në Shkodër

Një 31-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi qëlloi më armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik te banorët.

I riu u denoncua nga banorët e lagjes “Skëndërbeg” për të shtëna me armë zjarri. Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/