“Masakrohen” pyjet e Sharrit për të ndërtuar rrugën për në Leshnicë
Mali Sharrit po zhvishet nga gjelbërimi, për shkak të një rruge që po ndërtohet në zemër të Leshnicës.

Përveç gjelbërimit që është shkatërruar edhe drunjtë shumë vjeçar janë shkulur me rrënjë.

Zhivko Temelkovski një alpinist shumëvjeçar, i cili me bukurit e këtij vendi ishte mburrur ndaj alpinistëve të vendeve tjera, thotë se tani i vjen rënd që kolegët e tij e shohin në këtë gjendje vendin më të bukur që mund të ketë rajoni.

Ujëvara dhe bukurit tjera natyrore janë arsyet që shumë vizitorë vijnë këtu, andaj Metin Muharemi iniciator i platformës “Miqtë e Sharit” apelon që urgjentisht të ndërpriten punimet dhe të mos shkartohen bukurit e këtij vendi.

Lupço Mijallovski nga Shoqata “Luboten” thotë se kjo rrugë po hapet për qëllime personale të disa njerëzve që kanë stane lartë në Leshnicë, njofton tv21

Nga ana tjetër policia ne Tetovës thotë se leja e ndërtimi për këtë rrugë është miratuar nga Agjencinë për Kullosa dhe Ndërmarrja Publike Leshnicë Tetovë, ndërsa tani leja dhe dokumentacioni i tyre po shqyrtohen nëse janë në rregull. /albeu.com/


Shtuar më 24/06/2017, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori