Masakra në familje, zbardhen arsyet e krimit të rëndë nga këngëtari i njohur
Sami Veseli, rapsodi shqiptar i ka dhënë fund jetës së vajzës së tij Shkurtes dhe vetes.

Ai ka qëlluar edhe bashkëshorten e tij, por ajo ende ndodhet në komë.

Kështu flasin familjarët.

Sipas këtyre burimeve, rapsodi Veseli, pas 30 vitesh martesë ishte ndarë nga bashkëshortja, prej kur edhe kanë filluar mospajtimet në këtë familje.

Burimet thonë se ishin edhe vajzat e tij ato që prishën harmoninë në këtë familje.

Martesa e vajzave të tij me qytetarë gjermanë, që ishin të papranushëm për të, sjellin deri tek tragjedia.

Kështu gjatë ditës së sotme, rapsodi Veseli vrau vajzën, e plagosi gruan e tij, dhe në fund veten.

Bashkëshortja e tij po lufton për jetë, pas një plumbi që mori në kokë.

“Vetëm derisa t’i jeton zemra”, thonë familjarët.
Shtuar më 04/07/2017, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori