Masakra e Lubotenit - 13 vjet më pas
Pëlqej
Nesër bëhen 13 vjet që kur ndodhi masakra e Lubotenit.

Në këtë fshat të Shkupit, forcat maqedonase të sigurisë vranë shtatë civilë shqiptarë.

Përkujtimi i kësaj masakre gjithnjë është i dhimbshëm për banorët e Lubotenit.

Mëngjesin e 12 gushtit të vitit 2001, u zhvillua operacioni ushtarako-policor në Luboten, ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe djali i vogël vetëm 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili.

Policia maqedonase arrestoi mbi 100 banorë, si dhe dogji 14 shtëpi të fshatit, me arsyetimin se në fshat vepronin forcat e UÇK-së. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori