Del VIDEO, Luizi po ia punon pas shpine Armaldos?

Ishin “dyshja fantastike” e shtëpisë së “Big Brother VIP” që mbanin me të qeshur banorët brenda dhe publikun jashtë shtëpisë. Por ditët e fundit mes Luiz Ejllit dhe Armaldos ka plasur sherri dhe djamtë nuk po mbajnë më veten për fjalët që nxjerrin për njëri-tjetrin.

Por nëse Luizi akuzoi sot Maestron se qesh kur i leverdis dhe agarvohet kur ndihet i dobët në lojë, në fakt ishte pikërisht i ashtaquajturi Luani i cili një javë para daljes së Teas tha:

“Olta më tha i biem Maestros. Une i thash më jep Tean ta nxjerr jashtë, te jap Maestron.”

Tani që Olta “i dha” Tean dhe ajo është jashtë shtëpisë, Luizi duhet të mbajë fjalën dhe do i japë Maestron?
/albeu.com/