Masa të forta sigurie në Maqedoni, arrestohen edhe deputetë të tjerë
Ish-ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov sot në mëngjes është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Publike.

Çavkov është arrestuar lidhur me hetimin për dhunën në Kuvend të 27 prillit, kur e drejtoi shtabin operativ të MPB-së.

Përveç Mitko Çvkovit janë ndaluar edhe 15 persona të tjerë në mesin e të cilëve gjenden edhe deputetë dhe qytetarë që morën pjesë në dhunën e 27 prillit.

Mes të arrestuarve janë edhe deputeti Kërste Mukovski, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Luben Arnaudov, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov-Qoseto, ish drejtori i fondit shëndetësor Sashe Stefanovski dhe të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2017, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori