Masa për parandalimin e keqpërdorimit të mjeteve piroteknike
Në kuadër të fushatës "Viti 2014 me fat dhe i sigurt - në shoqëri familjare dhe miqësore", sot në ora 12:00 në QT Vero Qendër, Reparti për parandalim në SPB Shkup do të realizojë aktivitete në lidhje me parandalimin e keqpërdorimit të mjeteve piroteknike.

Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit edhe nxënës anëtarë të klubeve për parandalim të formuar në shkollat fillore në suaza të projektit "Siguria në shkolla" do të realizohet ushtrim tregues për dhënien e ndihmës të të lënduarve të shkaktuar nga keqpërdorimi i mjeteve piroteknike, njofton Alsat-M.

Për realizim të suksesshëm të fushatës nga ana e Repartit për parandalim, në bashkëpunim me radion e Maqedonisë, është përpunuar audio-spot, i cili ido të promovohet gjatë kohës së aktiviteteve, ndërsa gjithashtu do të distribuohet material propagandues adekuat për qytetarët, vizitorë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2013, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori