Osmani flet me kode: Grent Halili më veshi bardheblu, prisni të vërtetat e tjera (FOTO LAJM)

Tefik Osmani paralajmëron, si zakonisht. Qendërmbrojtësi i Tiranës, i përdor shumë pak nga Emanuel Egbo, u shpall kampion në Superiore, ndërkohë në Instagram flet me kode.

“Kam shumë të vërteta për të thënë”, shkruan Osmani, ndërkohë që shfaqet në fotografi me Grent Halilin, djalin e presidentit të Tiranës. Aspak çudi, pasi gjatë gjithë sezonit janë shoqëruar mes tyre shpesh.

“Ky është ai që më mori te Tirana”, shton Osmani në postimin e tij, ndërkohë që kurioziteti më i madh është mbi përplasjen që mbrojtësi ka pasur me trajnerin Egbo dhe stafin e tij pas ndeshjes me Skënderbeun.

Zëvendësimi në minutat shtesë nuk i ka pëlqyer Osmanit pas asaj ndeshjeje, ndërkohë që paralajmëron: “Në ditët në vijim të tjera të vërteta”.


Shtuar 23.07.2020 15:28