Numri i
vajzave të reja të cilat ndërpresin shkollimin dhe fillojnë jetën bashkëshortore paraqet element shqetësues dhe ngrit alarmin e
organizatave Joqeveritare, të cilat kritikojnë shtetin se nuk bën mjaftueshëm për vajzat e reja nga mjediset rurale. Nga Enti i Statistikave njoftojnë se në vitin 2016 Komuna e Radovishit dhe ajo e Vrapcishtit kanë kryesuar me numrin më të madh të martesave në moshë të re.
Të gjithë dëgjojmë për
vajza të reja nuse, për
vajza-nuse që janë shitur, për
vajza nga 15-19 vjeç të cilat lindin fëmijë, për
vajza të cilat nuk e kanë përfunduar shkollën sepse martohen. Shteti është ai i cili është përgjegjës dhe duhet t’ju sigurojë këtyre
vajzave të drejtën sociale, të drejtën për arsimim dhe ndihmë shëndetësorë – u shpreh Uranija Pirovska,Komiteti Helsinkut.
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipce, theksoi se një bashkëpunim i mirë i
organizatave joqeveritarë dhe shtetit do të ndihmojnë shumë në tejkalimin e kësaj situate. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018,
ora 16:05