Arturo Vidal imiton Ancelottin, feston me puro si trajneri i Real Madrid (VIDEO)

Inter fitoi ditën e djeshme trofeun e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Në dhomat e zhveshjes te zikaltërit kishte detyrimisht një atmosferë të gëzueshme dhe lojtarët po festonin së bashku.

Dy kilianët e ekipit të Interit, Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez realizojnë një video ku tymosin një puro dhe Vidal bën poza sikur Ancelotti në festën e shpalljes të Real Madrid si kampione e Spanjës./ h.ll/albeu.com