Marrëveshje me kushte minimale, partitë ishin nën presion
Kanë filluar reagimet e partive politike që nuk ishin pjesë e bisedimeve për marrëveshjen e arritur nga OBRM-PDUKM, LSDM, BDI e PDSH.

Lidija Popovska, kryetare e Ripërtrites Demokratike të Maqedonisë, i ka quajtur këto bisedime si shpëtim nga agonia politike. Kjo pasi sipas Popovskës, marrëveshja e arritur ka pasur kushte minimale.

"Marrëveshja ishte modeste dhe me kushte minimale. Partitë tjera kanë qenë nën presion pasi partia në pushtet ka pasur propozime të pakuptueshme dhe sigurisht ka qenë e rëndë të nxirren edhe këto pika, si pjesë e marrëveshjes.” thotë Lidija Popovska, transmeton "Telegraf". /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2016, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori