Marrëveshje doganore Maqedoni-Azerbajxhan
Marrëveshje për bashkëpunim dhe për këmbimin e ndihmës për çështjet doganore midis është nënshkruar mes drejtorive doganore të Maqedonisë dhe Azerbajxhanit. Drejtori i Doganës së Republikës së Maqedonisë, Vanço Kargov dhe drejtori i përgjithshëm i Komitetit shtetëror për doganë i Azerbajxhanit, Ajdin Aliev nënshkruan marrëveshjen në Baku në kuadër të Takimit vjetor të drejtorëve të Drejtorive doganore nga rajoni evropian i Organizatës botërore të doganës (OBD), raporton Zhurnal.

Drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, Vanço Kargov e prezantoi rëndësinë dhe zhvillimin e arritur në fushën e zbatimit të teknologjisë bashkëkohore informatike-komunikuese për përmirësimin e punës (efikasitetit) të doganës së Maqedonisë. Janë prezantuar edhe arritjet dhe planet në zbatimin e teknologjisë informatike dhe komunikuese, si vegël në punën doganore. Zbatimi i kësaj teknologjie në Republikën e Maqedonisë është në pajtim me standardet dhe praktikën botërore dhe jep kontribut të madh për lehtësimin e tregtisë, thjeshtësimin dhe përshpejtimin e procedurave doganore, si dhe parandalimin dhe zbulimin e shkeljes së rregullave gjatë importit dhe transitit të mallrave.

Në takimin vjetor të drejtorëve të Drejtorive doganore nga rajoni i Evropës marrin pjesë drejtorët e 52 shërbimeve doganore nga vendet nga Evropa dhe Azia dhe sekretari i përgjithshëm i OBD-së, ku shqyrtohen tema aktuale për zhvillimin e Doganës në shekullin 21 dhe aktivitetet e OBD-së në drejtim të ballafaqimit me sfidat të cilat qëndrojnë para shërbimeve doganore të rajonit të Evropës.

Me këtë Marrëveshje promovohet bashkëpunimi midis dy shërbimeve doganore dhe krijohet kornizë ligjore për bashkëpunim të përbashkët dhe konstruktiv në fushën e lehtësimit dhe zhvillimit të tregtisë dhe transportit, këmbimit të ndërsjellë të ndihmës profesionale, shkencore dhe teknike për përmirësimin dhe vendosjen e standardeve më të larta në punën doganore, si dhe parandalimin dhe shkatërrimin e krimit ndërkufitar dhe kontrabadës. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori