Marrëveshja tregtare SHBA-BE, ndikon negativisht te Maqedonia
Drejtori për marrëdhënie transatlantike i Fondacionit gjerman "Bertelsman" në Uashington Tajson Barker ka thënë se tregtia e lirë e Evropës dhe SHBA-së mund të sjellë thellimin e deficitit jo vetëm për vendet anëtare të saj.

Edhe pse konsiderohet si dalje nga kriza nga BE-ja dhe SHBA-ja formimi i zonës së madhe për tregti të lirë mes tyre, kjo mund të sjellë keqësim në ekonominë e vendeve të tjera ballkanike dhe sidomos atyre që nuk janë anëtare të saj.

"Sipas disa vlerësimeve, në rast të liberalizimit të thjeshtë të tregtisë midis SHBA-së dhe BE-së, bruto prodhimi vendor mundet në mënyrë afatgjate të zvogëlohet për 1,5 për qind, si efekt i deficiti të rritur në importin e makinave, kimikateve, derivateve.

Efekti mund të jetë më shumë import nga SHBA-ja dhe nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë, dhe më pak eksport. Në rast të liberalizimit të thellë të tregtisë midis SHBA-së dhe BE-së, ky zvogëlim mund të arrijë edhe deri në tre për qind.

Por, efekti më i rëndësishëm i kësaj marrëveshje do të jetë nxitje për Maqedoninë që t'i shpejtojë integrimet në BE", thotë Barker.

Sipas vlerësimeve të Fondacionit Bertelsman, përderisa kjo marrëveshje për tregti të lirë, e cila është e njohur nën shkurtesën T TIP, me të vërtetë nënshkruhet gjatë mandatit të Komisionit të tanishëm Evropian, kjo do të jetë marrëveshja më e shpejtë e dakorduar. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori