Grabitja e Rinasit/ Gjykata e Posaçme jep dënimet për dy vëllezërit Çala dhe anëtarët e tjerë

Gjykata e Posaçme ka zbardhur ditën e sotme vendimin për grabitjen e Rinasit ku ka dhënë dënimet respektive për grupin kriminal përgjegjës për krmin.

Sipas Gjykatës Klement Çala do të dënohet me 20 vit burg, ndërsa Eldi Çala me 17 vite burg. Pjesëtarët e tjerë të grupit, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe i penduari i drejtësisë Alkond begasi do të dënohen me nga17 vite burgim.

Sakaq, sipas Gjykatës të dënuarit do të vuajnë dënimet në një burg të sigursë së lartë.