Marrëveshja Shkup-Sofje, dhjetëra qytetarë në protestë para qeverisë (FOTO)
Dhjetëra qytetarë me makinat e tyre bllokuan komunikacionin para objektit të qeverisë së Maqedonisë, duke shkaktuar nervozizëm dhe kaos tek qytetarët tjerë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për përfaqësues të Shoqatës së qytetarëve për luftë kundër varfërisë, të cilët mbajtën të bllokuar rrugën “Ilindenska.

Protestat u mbajtën në të njëjtën kohë kur kryeministri Zoran Zaev nga qendra për shtyp publikonte marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, e cila pritet të nënshkruhet më 1 gusht.

Sipas agjencisë Makfaks, nuk ka pasur aktivitete tjera nga protestuesit.
Shtuar më 27/07/2017, ora 09:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori