Të rinjtë bëjnë shpikjen e pazakontë për lundrim në det: Hajde për Angli! (VIDEO)

Disa të rinj në qytetin e Kukësit kanë bërë një shpikje të re për të bërë lundrim në det.

Ata kanë marrë disa bidona dhe i kanë lidhur tek një makinë, të cilës i kanë hequr gomat dhe i kanë vendosur disa bidona që të ketë nivel në ujë.

Ndërsa në pjesën e mbrapme i kanë vënë një motor për ta bërë më të thjeshtë lundrimin.

Në pamjet që janë shpërndarë në rrjete sociale dëgjohen duke thënë: “Hajde Kukësi, gati për Angli”.


Shtuar 21.07.2020 20:27