Marrëveshja e Ohrit, 13 vite më pas, sa përfaqësohen shqiptarët?
Pëlqej
Tani që kanë kaluar 13 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, përfaqësimi i shqiptarëve në institucione ka ardhur duke u rritur, por se është sërish më i ulët nga se parashikohet nga MO-ja.

Duke iu referuar shifrave, në vitin 2013-të, shqiptarët përfaqësoheshin në institucionet e Maqedonisë me 18.1 %, transmeton Alsat-M.

Që nga viti 2007">2007, kur Avokati i Popullit ka filluar të përpunojë raporte rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, numri i shqiptarëve në institucione është rritur për 13 mijë të punësuar, ose vetëm rreth 7 %.

Nga ana tjetër, edhe pse përqindja e të punësuarve maqedonas në konkurset e viteve të fundit ka qenë në ulje, numri i përgjithshëm i tyre vazhdon të rritet në vazhdueshmëri.

Mbi 32 mijë nëpunës maqedonas janë shtuar në administratën shtetërore që prej vitit 2007">2007.

Madje për herë të parë pas 7 vitesh, në vitin 2013 është shënuar rritje edhe e përqindjes së të punësuarve maqedonas.

Përqindja e tyre vazhdon të jetë mbi 75%, edhe pse duhet të ulet në 65%.

Në rast se partia në pushtet e shqiptarëve, BDI-ja do të vazhdojë me politikat e deritanishme, është e qartë që shqiptarët do të vazhdojnë të diskriminohen nga shteti, pasi që nuk kanë një respektim ligjor aq sa e meritojnë të nënshkruar në Kushtetutë. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori