Marrëdhëniet Serbi-Maqedoni, reagon Brukseli zyrtar
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve në Shkup dhe Beograd që të tregohen të përmbajtur dhe të qetë të zgjidhin çështjen e tërheqjes së personelit të ambasadës serbe ne Shkup.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijan thotë se incidenti diplomatik është çështje bilaterale e dy vendeve të cilën BE me kujdes po e ndjek.

“Presim që të dy palët të tregohen të përmbajtur dhe çështjen ta zgjidhin qetë, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka deklaruar zëdhënësja e KE-së. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2017, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori