Markoviç: Intervista e Gruevskit, për të mbuluar dështimin e negociatave me BDI-në
Intervista e së së shtunës e Nikolla Gruevskit në "Tv Nova", shkaktoi reagime të shumta, ndërsa për analistët, kjo intervistë ishte një përpjekje për të veshur një palto të re patriotike, "pasi ajo e para i'u gris në negociata".

Profesori universitar Nenad Markoviç ka thënë se intevista e kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, është për të mbulua dështimin e bisedimeve me BDI-në.

"Negociatat me BDI-në treguan se VMRO-DPMNE ka një prag të lartë të tolerances për kërkesat nga natyra etnike e BDI-së, ndërsa informatat të cilat prekën deri te opinioni për atë që VMRO pranoi në procesin e bisedimeve, ishin paksa befasuese.

Kjo seriozisht solli në pikëpyetje atmosferën patriotike të VMRO-DPMNE-së, ku më pas partia personalisht nëpërmjet liderit patjetër të reagojë në hapësirën publike me qëllim që kjo të demantohet. Dalja e kryetarit të partisë personalisht të spjegojë se si kanë rrjedhur negociatat dhe se faktikisht VMRO nuk ka pranuar shumë pika, siç vërteton kjo tezë.

Kjo duhet të lejojë kthim normal të VMRO-DPMNE-së në modus operandi patriotik dhe hap pas hapi relativizimin e faktit se për shuarjen e PSP-së, VMRO-DPMNE ishte e gatshme të pranojë çfarëdo pike që kërkoi pala tjetër", ka thënë Markoviç, transmeton "Zhurnal".

Kujtojmë se në intervistën e tij, Gruevski akuzoi se disa hoxhallarë kanë shqetësuar qytetarët që ata të votojnë për LSDM-në. /albeu.com/

Shtuar më 13/02/2017, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori