Marin Mema: Turp t'iu vijë që grushtohen mes vetes
Pëlqej
Sherri mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së ka gjetur jehonë edhe në Shqipëri.

Gazetari nga Shqipëria, Marin Mema ka dënuar dhunën e përdurur në Kuvend nga shqiptarët.

"Dy shqiptarë ne parlamentin e Maqedonise nisen ndeshjen e boksit. Ndersa shqiptaret ne Maqedoni vuajne papunesine, pamundesine, mungesen e mbeshtetjes , persekutimin, pabarazine, shqiptaret qe duhet te ishin perfaqesues te te drejtave te tyre nuk gjejne asgje me te mire per te bere sesa te godasin njeri-tjetrin me grushta. Turp t’iu vije. Ne ate salle nuk jeni per te masakruar njeri tjetrin por per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve. E te drejtat e shqiptareve nuk kalojne nga urrejtja dhe dhuna mes vedit. Te drejtat e shqiptareve mbrohen me ndershmeri, pasion, pasterti, e dashuri per keta njerez. E ju ç’beni ?! Leshoni grushta pas grushti ? Si nje bresheri jo ndaj njeri tjetrit por ndaj shqiptareve …sepse ato grushta qe ju leshoni si rrugaçe jane grushta ndaj shqiptareve dhe askujt tjeter ….Turp t’ju vije !”, ka reaguar Mema. /albeu.com/

Shtuar më 27/08/2014, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori