Kaos, kizė politike dhe paralajmėrimeve pėr "pranverė arabe" janė zėrat dhe akuzat e partive politike ditėve tė fundit nė Maqedoni. Partitė e pozitės dhe opozitės kanė drejtuar akuza ndaj njėra tjetrės, duke ashpėrsuar fjalorin politik, pas situatės sė krijuar lidhur me bllokimin e miratimit tė
projekt
buxhetit pėr vitin 2013, njofton agjencia e lajmeve INA.
Opozita maqedonase dhe ajo
shqiptare pėrmes mbi 1300 amendamenteve ka bllokuar shqyrtimin dhe miratimin e
projekt
buxhetit. Derisa LSDM ka
propozuar projektbuxhetin e saj si buxhet kursyes, partitė
shqiptare RDK dhe PDSH kanė
propozuar mbi 600 amendamente, qė kanė tė bėjnė me projekte dhe investime nė zonat
shqiptare dhe rritjen e
buxhetit pėr projekte
shqiptare nė tė gjitha sferat.
Maxhoranca ka theksuar se nuk heq dorė nga
projekt buxheti i
propozuar dhe se ai ėshtė buxhet i projektuar socialekonomik dhe zhvillimor, nė rrethanat e krizės ekonomike.
Kryeministri Nikolla
Gruevski deklaroi dje se LSDM ka sjellje tė pakuptimtė dhe tė dėmshme pėr qytetarėt e Maqedonisė. Ai ka drejtuar akuza nė adresė tė liderit tė LSDM-sė, Branko Cėrvenkovski duke theksuar se ai niset nga interesat personale dhe se ka paramenduar bllokada, nėnēmime dhe krijimin e kaosit.
"Ai po mendon se si tė bllokoj, si tė krijoj kaos nga ku qytetarėt tė dėshpėrohen nga Qeveria", deklaroi
Gruevski.
Nga LSDM theksojnė se nuk kanė qėllime pėr skenare greke apo kaos, por mbrojnė interesat e qytetarėve. "Ēėshtja kyēe ėshtė se pse VMRO-DPMNE nė mėnyrė shumė insistuese po lufton qė me ēdo ēmim tė marrė kredi tė reja dhe tė fus vendin nė njė skenar grek. Ne kemi
projekt buxhetin e
propozuar me kursime prej 204 milion euro, qė po tė pranohet ky buxhet, nuk ka nevojė pėr borxhe apo kredi. Ky ėshtė edhe interes i qytetarėve dhe Qeveria tė heq dorė nga lukset dhe interesat e veta, deklaruan pėrmes njė komunikate nga LSDM. Nga kjo parti kanė paralajmėruar se
Gruevski nė kėtė mėnyrė do tė pėrballet me qytetarėt nė njė "pranverė arabe".
Njė nga anėtarėt e kėsaj partie Stevēe Jakimovski deklaroi sot nė njė intervistė pėr "Fokus" se "
Gruevski, tė pret Pranvera arabe".
Gati njė javė para mbylljes sė kėtij viti, Parlamenti akoma nuk ka miratuar buxhetin 2013, pas katėr takimeve bashkėrenduese me partitė pėr tė zhbllokuar situatėn. Nė rast tė mosmiratimit tė
buxhetit, vendi do tė pėrballet me probleme sociale dhe ekonomike, nė mungesė tė rrogave, pensioneve dhe tė ardhurave tė tjera. (INA) /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2012,
ora 10:55