Maqedonia zhytet në borxhe
Pëlqej
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, thotë se qeveria e LSDM-së po vazhdon ta zhytë shtetin në borxhe dhe t’i varfërojë qytetarët, ndërsa Zoran Zaevi këtë sipas tyre, e mbulon me vendimet e porositura gjyqësore.

Nga kjo parti gjithashtu akuzojnë se interesat kombëtare po shiten, po shkelet Kushtetuta dhe se po ndryshohet emri i shtetit.

“LSDM po vazhdon me përndjekjen politike në Maqedoni. Shteti i së drejtës është shfuqizuar, ndërsa aktgjykimet politike janë bërë përditshmëri. Përderisa Zoran Zaevi dhe LSDM e shkatërrojnë Maqedoninë, gjykata në mënyrë të verbër zbaton urdhërat politike”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga kjo parti rikujtojnë Zoran Zaevin për premtimet parazgjedhore të rritjes së pagës deri në 500 euro dhe deri 100 mijë denarë për mjekët.


Shtuar më 26/05/2018, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori