Komisioni Kuvendor për mbrojtje dhe siguri votoi pas leximit të parë të Projektligjin për të
huajt.
Ligji kaloi në Komision me shtatë vota për, asnjë kundër dhe asnjë të abstenuar dhe do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme të legjislaturës.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spaskovski, si propozues i
këtij ligji, thotë se
Ligji për të
huajt është i një rëndësie të veçantë për proceset integruese të Maqedonisë.
Projektligji për të
huajt rregullon hyrjen e të huajve në vend, vizitën, qëndrimin, punësimin, arsimin, shkëmbimin e studentëve dhe kthimin e shtetasve të
huaj që qëndrojnë ilegalisht në Maqedoni. Anëtarët e Komisionit deklaruan se me hyrjen në fuqi të
këtij ligji, qytetarët e
huaj në Maqedoni do të gëzojnë më shumë të drejta. Neni 4 barazon të
huajt e ligjshëm me qytetarët e vendit, si nga aspekti i detyrimeve ashtu edhe nga gëzimi i të drejtave dhe lirive.
Ministritë, për Punë të Brenshme, Punës dhe Politikës Sociale dhe për Arsim ishin kyçe për përgatitjen e
këtijë
Ligji. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018,
ora 18:20