Maqedonia është ndër vendet me më shumë
festa dhe ditë jopune në rajon. Sipas ligjit për festat në vend gjatë këtij viti kalendari i
festave numëron gjithsej 27
festa. Nga to 11 ditë janë ditë jo pune për të gjithë
qytetarët e Maqedonisë.
Ditë jo pune dhe
festa për të gjithë
qytetarët
1 janari (e hënë) – Viti i ri
7 janar (e diel) – Dita e parë e Krishtlindjeve
9 prill(e hënë ) – Pashkët, dita e dytë e pashkëve sipas kalendarit ortodoks
1 maj (e martë) – Dita e punës
24 maj (e enjte) – Shën Kirili dhe Metodij
15 qershor (e
premte) – Fiter Bajrami
2 gusht (e enjte) – Dita e Republikës
8 shtator (e shtunë) – Dita e pavarësisë
11nëntori (e enjte) – Dita e kryengritjes popullore
23 tetori (e martë) – Dita e luftës Revolucionare maqedonase
8 dhjetori ( e shtunë) – Dita e Shën Klimentit Ohridski
9
festa janë fetare që do festohen vetëm prej bashkësive të veçanta, 5 prej ortodoksve, 3 prej katolikve dhe 1 prej muslimanve.
Ditë jo pune dhe
festa për bashkësitë fetare
Ditë jo pune për
qytetarët e fesë ortodokse
6 janari (e shtunë) –
Festa e buzmit, para Krishtlindjeve
19 janari (e
premte) –
Festa e ujit të bekuar
6 prilli (e
premte) – E
premte e madhe para Pashkëve
25 maji (e
premte) – Dita e të vdekurve
28 gusht (e martë) – Dita e Shën Marisë
Për
qytetarët e fesë katolike
2 prilli (e hënë) – Pashkët, dita e dytë e pashkëve
1 nëntori(e enjte) – Festë e të gjithë shenjtorëve
25 dhjetori (e martë) – Dita e parë e Krishtlindjeve
Për
qytetarët e besimit mysliman
21 gushti (e martë) – Kurban Bajrami
Ndërsa 7
festa janë që do të festohen prej bashkësive jo maqedonase,nga një për shqiptarët, vllehët,romët,turqit,boshnjakët dhe hebrenjtë. Analistët vlerësojnë se numri i
festave në vend duhet të reduktohet dhe disa nga festat eventualisht të ndryshohen me të tjera. Ata thonë se Qeveria e re duhet të punoj në këtë aspekt.
Maqedonia edhe pse është një vend I vogël me një numër të vogël banorësh zë ndër vendet e para në botë me numrin e
festave. 00:47-01:13 Këtu kemi të bëjmë me politizimin e historisë dhe me partizimin e historisë, me politizimin e fesë dhe me partizimin e fesë.Mendoj se qeveria e reformave e kryeministrit Zaev duhet të ndërmarre dicka që këtë cështje ta përfshij në agjendën e vet dhe ligjin për
festa ta ndryshoj në mënyrë që ta reduktoj numrin e
festave për arsye se kjo ndikon negativisht në ritmin e punës- deklaroi analisti Xhelal Zeneli.
Ligji për
festa duhet të ndryshohet sepse disa nga festat nuk duhet të festohen më.01:00-01:15 Numri i
festave vërtetohet nga politika e qeverisë konkretisht Ministrisë së punës politikës sociale sepse ato janë përgjegjës për marëdhëniet e punës dhe mendoj se duhet të ndryshojnë një numër të
festave që tani festohen tek ne me
festa tjera që festohen në vende evropiane- deklaroi profesori tjetër Nikolla Dujovski.
Kohë më parë, të pyetur nga Alsat, nga Qeveria u shprehën të gatshëm të hapin debat për mundësinë e reduktimit të
ditëve jopune. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018,
ora 18:21