Gini Wijnaldum pranon pakënaqësinë me situatën e PSG-së

Mesfushori i PSG-së i transferuar nga Livepooli në merkaton e verës që lam pas ka befasuar duke u shprehur se nuk është plotësisht i lumtur në Paris.

“Nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur sepse kjo nuk është situata që doja”.

“Por, ky është futbolli dhe duhet të mësohem. Jam luftues. Duhet të qëndrojë pozitiv dhe të punojë që ta ndryshojë”.

“Kam luajtur shumë vitet e fundit, isha gjithmonë në formë dhe ia dola mirë. Kjo është diçka ndryshe dhe merr kohë që të mësohem. Isha duke shikuar për hapin e radhës dhe pastaj kjo ndodhi. Është shumë vështirë”, deklaroi ai.

Për momentin te PSG, trajneri Mauricio Pochettino preferon Ander Hererra dhe Marco Verratti para holandezit.


Shtuar 11.10.2021 14:43