Maqedonia u heq të drejtat shqiptarëve, qeveria e Tiranës fle gjumë
Amendamentet për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga shumica parlamentare dhe grupi i ri i krijuar nga deputetët e larguar nga VMRO-ja, kanë kaluar komisionin amë dhe tash pritet që të votohen në seancë plenare.

Shumica parlamentare ka pranuar vetëm amendamentet që kanë të bëjnë me identitetin dhe historikun e popullit Maqedonas, por nuk ka pranuar asnjë amendament të opozitës shqiptare, në lidhje me identitetin dhe popullin shqiptarë, shkruan Gazeta Lajm.

Për gjithë këtë situatë asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë, ministri i diasporës shqiptare, Pandeli Majko i cili edhe me kushtetutë detyrohet të reagojë dhe të mbrojë të drejtat e shqiptarëve të cilët janë jashtë territorit të Shqipërisë.

Profesori Universitar, Arbër Çeliku rikujotn edhe njëher nenet e Kushtetutës me të cilat Repubika e Shqipërisë detyrohet ti mbrojë shqiptarët jasht kufijve.

“Neni 8, pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”, prandaj dhe qeveria e tanishme e Shqipërisë obligohet që ta zbatojë këtë akt kushtetues, megjithatë shumë pak (për mos me thënë hiç fare) është duke bërë në këtë drejtim”, thotë Çeliku.

Ai shton se edhe pse ne shqiptarët në Maqedonisë de facto jemi shtetformues, megjithatë de jure gëzojmë statusin e pakicës.

“Jemi të barabartë me pakicën serbe, turke, gorane dhe rome në Kosovë. Madje, shteti ynë amë as që mund t’i afrohet Serbisë apo Turqisë. Sa bëjnë ata për pakicat e tyre jashta, respektivisht sa bën Serbia për enklavën serbe në Kosovë. Nga ana tjetër, siç duket, ne shqiptarët, duke qenë vazhdimisht në zgjedhë të huaj për shekuj me radhë, po rezulton se nuk kemi kultivuar një vetëdije të qëndrueshme kombëtare dhe, në kohën e demokracisë, kemi prodhuar politikanë, të cilët synim parësor të tyrin patën vetëm pasurimin e vetvetes dhe klikës së tyre, gjë që çoi në një kolaps të sistemit politik-shoqëror”, deklaroi profesori Çeliku.

Për më tepër, ai thotë se elitat tona politike nuk kanë formësuar strategji afatgjate në rrafshin kombëtar

Njohësi i rrethanave politike, Arben Llalla thotë se ministria e Diasporës së Shqipërisë nuk është krijuar për të përkrahur Diasporën shqiptare, por ti shërbejë politikës qeverisëse Rama për vota.

“Nëse shikoni kjo ministri është përqendruar vetëm në takime në Greqi dhe Itali, atje ku ka votues të Shqipërisë. Pandeli Majko nuk dëshiron ti prishet rehatia në Maqedoni, ai vetëm flet me patriotizëm vetëm për Kosovës”, thotë Llalla.

Ai porosit qytetarët dhe thotë që të mos presin ndonjë kujdes nga Ministria e Diasporës e Shqipërisë, sepse aty, thjeshtë marrin rrogën disa punonjës politikë të Shqipërisë.

Ndryshe,katër amendamentet e propozuara janë shqyrtuar dhe kanë marrë dritë jeshile nga komisioni amë, gjatë këtij vikendi.
Shtuar më 13/11/2018, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori