Maqedonia të arrijë kompromis për emrin
Pëlqej
Ambasadorja e Francës ne Maqedoni, Lorens Oer ka nënvizuar se përfshirja e vendeve të Ballkanit në BE nuk është proces që është ndërprerë dhe se Maqedonia që të avancojë në këtë, duhet të gjejë një kompromis për emrin.

“Duhet të arrihet përparim për emër përfundimtar të vendit, në kuadër të mandatit për ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara. Nuk hapen negociata për çështjen e identitetit, gjuhës apo historisë, por bëhet fjalë për tentim që të gjendet kompromis në kornizë të qartë", tha ambasadorja e Francës në Shkup.

Oer tha se pas zgjidhjes së emrit Maqedonia i ka të hapura rrugët drejt integrimit evropian të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori