Setien e adhuron, por Coutinho nuk e dëshiron rikthimin te Barcelona

Philippe Coutinho nuk dëshiron rikthimin në “Camp Nou”.

Braziliani i huazuar te Bayern Munchen të cilët për shkak të çmimit të lartë nuk do të shfrytëzojnë opsionin e blerjes së kartonit të 27-vjeçarit.

Gjithashtu edhe Barcelona nuk ka më besim te fantazisti dhe kërkon ta shesë. Ekipi që është i gatshëm të plotësojë kërkesat e katalanasve është Chelsea dhe marrëveshja është shumë pranë.

“Sport” shkruan se londinezët janë gati të ofrojnë deri në 90 milionë euro, shifër që Barcelona kërkon për ta lënë të lirë Coutinhon.


Shtuar 21.04.2020 11:43