Nuk do tju pėrgjohen vetėm telefonat sikurse deri mė tani. Me ndryshimin e ri tė ligjit pėr ndjekjen e komunikimeve parashihet qė ēdo komunikim tjetėr pėrmes internetit pėrfshi facebokun, Tweeter, Viberin, msn, skype, mail etj do tė jetė nėn mbikėqyrje tė shėrbimeve edhe atė ligjėrisht. Ndryshe do tė rritet edhe numri i organeve shtetėrore qė do tė kenė tė drejtė tė pėrgjojnė qytetarėt. Pėrpos organeve qė e kanė bėrė kėtė deri mė tani, tani do tė pėrgjojnė edhe Prokuroria, Dogana dhe policia financiare. Ekspertėt qė merren me tė
drejtat e
njeriut thonė se me kėto ndryshime cenohet privatėsia e qytetarit. Osman Kadriu tha se nėse kėto ndryshime kalojnė nė Kuvend, atėherė njė numėr I dispozitave tė kėtij
ligji duhet abrogohen se janė nė kundėrshtim me kushtetutėn. Meqė rritet numri i organeve tė cilėt do tė pėrdorin ligjin pėr pėrgjim dhe me kėtė nė mėnyrė flagrante do tė shkelen tė
drejtat dhe liritė e
njeriut, ky ligj jam i mendimit se nuk ėshtė nė pėrputhje me parimet kushtetuese tė Maqedonisė, sidomos me ato kapituj tė kushtetutės tė cilėt flasin dhe i garantojnė tė
drejtat dhe liritė e
njeriut, tha Osman Kadriu, ekspert pėr ēėshtje juridike. Kryetari i Komitetit tė Helsinkit, Gordan Kallajxhiev thotė se problem ėshtė se edhe institucione tjera pėrpos MPB-sė do tė mund tė pėrgjojnė. Ka disa probleme, pėr shembull askush nuk mendonte se pėrpos MPB-sė tash do tė duhet tė pėrgjojė edhe Policia Financiare, Dogana. Nuk menduam se ata do tė merren me pėrgjim. Pėrpjekjet ishin qė prokuroria tė autorizohet me tepėr. Problemi kryesor edhe mė tej mbetet qė, kontrolli, pėrgjimi dhe masat tjera me ēka hyhet nė privatėsi, tė mbetet vetėm pėr ato forma mė tė zgjeruara, si terrorizėm, krim tė organizuar e kėshtu me radhė, tha Gordan Kallajxhiev , kryetar i Komitetit tė Helsinkit. Ekspertja pėr tė
drejtat e
njeriut Margarita Caca Nikollovska nė njė debat publik nė Kuvend tha se
ligji i ri cėnon tė
drejtat themelore tė
njeriut, pasi vetė ekzistimi i kėtij ligjit ėshtė nė kundėrshtim me tė
drejtat e
njeriut ndėrsa kėtė e pėrkeqėson akoma mė shumė mundėsia qė sipas ligjit tė ri vetėm mė urdhėr gojore pa vendimin e gjykatės kohėzgjatja e pėrgjimit tė jetė mbi 24 orė. Me kėtė ligj fakti qė kėrkohet tė rritet koha qė pas dhėnies sė urdhrit gojor apo pranimit tė urdhrit gojor qė tė kryhet njė ndėrhyrja nė tė
drejtat e
njeriut dhe mundėsia qė nga 24 orė tė rritet nė 48 orė dhe tė jepet mundėsi qė tė rritet kjo akoma mė shumė, dhe ēėshtė mė e rėndėsishme qė pėr njė gjė tė tillė nuk ekziston argumentin i arsyeshėm mendoj se ėshtė e patolerueshme, dhe nesėr pasnesėr derisa ky ligj kalon dhe nėse dikush e kupton se ka qenė objekt i pėrpunimit pėrmes kėtij
ligji, ky shtet do tė ketė probleme, tha Margarita Caca Nikollovska, Instituti pėr tė
drejtat e
njeriut (07.06.2012). Kėtė propozim ligj tė ri pėr ndjekjen e komunikimeve, njė javė mė parė nė Kuvend e kontestuan dhe kritikuan edhe deputetėt e opozitės. Sipas tyre
ligji i ri pėr pėrgjim aspak nuk i respekton rekomandimet e Bashkimit Evropian, dhe nuk ka pėr qėllim luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit por nė mėnyrė shtesė do tė kontribuojė qė sistemi tė jetė i politizuar dhe korruptiv. Ndėrsa kontestues ėshtė edhe fakti qė nė ligj nuk definohet qartė sa mund tė zgjas pėrgjimi sikurse fakti qė institucionet do tė duhet tė harxhojnė shumė tė madha pėr tu pajisur me mjete speciale pėr pėrgjimin e internetit. /alsat-m/
Shtuar më 15/06/2012,
ora 23:01