Icardi nuk ka ndërmend të largohet nga PSG

Në merkaton që lam pas, sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi u lidh me një largim të mundshëm nga klubi “parisien”, me Juventusin që ishte gati të nënshkruante me të pas largimit të Ronaldos.

Së fundmi Newcastle ka trazuar botën e futbollit me argjentinasin që është nga emrat e preferuar, por sipas gazetarit Romano, ai ka vendosur të qëndrojë në Francë.

Icardi nuk ka vend në formacionin titullar të Pochettinos, pasi 3-shja Mbappe – Neymar- Messi është thuajse e pamundur për të ndryshuar. /albeu.com

 


Shtuar 12.10.2021 11:24