Mesila Doda: Maqedonia s'ekziston më. Ivanov nënshkroi fundin e saj!
Vendimi i presidentit të Maqedonisë, për refuzimin e dhënies së mandatit për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaevit, ka shkaktuar shumë reagime edhe përtej kufijve të Maqedonisë.

Deputetja Mesila Doda, me anë të një shkrimi të saj, ka thënë se "Maqedonia nuk ekziston më dhe se vetë presidenti i saj, Gjorge Ivanov, nënshkroi fundin e këtij shteti të sajuar".

Reagimi i plotë:

Republika e Maqedonisë prej sot nuk egziston më. Fundin e saj e ka nënshkruar vetë Presidenti me i turpshëm ne historinë e këtij shteti të sajuar, Gjorgje Ivanov.

Me nje akt antikushtetues shpalli armik gjysmen e popullsise se ketij vendi laboratorik, ku nuk dihet ende se si mendojne te bashkejetojne 2000 vitet e ardhshme.

Sot shqiptaret e ish Republikes Jugoslllave te Maqedonise kane dy rruge: ose Sot shpallin mevetësine dhe ne te gjithe ndihmojme me te gjitha menyrat qe ata ta sigurojne ate, ose te shkarkojne Presidentin e lige te laboratorit ku po i shtrengojne te jetojne.

Ne shqiptaret kemi vetem nje mundesi mbijetese në këtë vend ku na vuri Zoti dhe s’duhet te kemi asnjë kompleks ta themi.. të shtrëngojme duart me njeri-tjetrin e të ecim bashkë drejt nje shteti te vetem…

Sepse kemi Veç nje Atdhe. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2017, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori