Maqedonia rrezikon të ngelet pa naftë për shkak të grevave në Greqi
Maqedonia rrezikon të ngelet pa naftë për shkak të grevës së bujqëve, ndërsa vendkalimi kufitar "Evzonni" mes Maqedonisë dhe Greqisë vazhdon të jetë i mbyllur.

Kjo për shkak se nga rafineria e naftës "Okta" bëjnë me dije se hapja e vendkalimeve ku kalojnë cisternat, në Mexhitlia, Dellçevë dhe Novo Selo, rrisin shpenzimet për transport, por që e bëjnë të pamundur për të siguruar sasinë e nevojshme me naftë të Maqedonisë.

"Dje kemi shfrytëzuar edhe vendkalimin kufitar nga Bullgaria, por kjo është e pamjaftueshem për të siguruar sasinë e nevojshme të naftës që duhet në Maqedoni", kanë bërë me dije "Okta". /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori