I vihet tritoli një banese në Durrës
Maqedonia rrezikohet nga ISIS
Kordinatori kombëtar për zbatimin e platformës kombëtare për uljen e rreziqeve dhe katastrofave dhe ish ministër i Punëve të Jashtme, Pavle Trajanov në “Top Tema” ka thënë rreth njoftimeve të fundit të MPB-së se ka pasur rrezikshmëri nga sulme terroriste në Maqedoni ka ardhur si pasojë e një dobësimi të ISIS-it dhe kthimin e luftëtarëve të tyre ne shtetet e tyre përkatës, shkruan Albeu.com

Publiku është i shqetësuar, posaçërisht mediat interesohet nëse ka rrezik nga sulmet terroriste. Mungojnë njoftime se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. Sipas të ashtuquajturave burime të hapura, ngadalë ngadalë ISIS e humb fuqinë e vet, një numër i madh i luftëtarëve janë arrestuar, mbi 800 janë në burgjet e kurdëve dhe ç’është më e rëndësishme pjesa më e madhe kanë ikur në shtetet amë, dhe në Ballkan”, thotë Trajanov

Ky është një kërcënim i pritshëm sipas tij dhe se MPB dhe DSK në bashkëpunim me shërbimet sekrete të SHBA-ve, Gjermanisë, Francës të marin noftimet se cili është kthyer dhe sa në numër.

“Njoftimet janë se mbi 150 luftëtarë nga Maqedonia janë burgosur atje”, tha Trajanov duke shtuar se institucionet në mënyrë profesinale duhet të veprojë. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori