Publikohen audiot, Zhaklin Lekatari kërcënon hapur psikologen që e kritikoi: Do takoj shefin tënd… (VIDEO)

Që prej nisjes së “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari është kujdesur që të bëhet protagoniste, njësoj si banorët. Në fillimet e reality-show Zhaklinës iu publikuat audiot ku tregonte se bashkëshorti i Oltës e ka kërcënuar.

Ndërkohë së fundmi janë publikuar të tjera audio të saj ku komnikon me një psikologe, e cila e ka kritikuar dhe opinionistja e BBV e kërcënon se do të sigurohet që t’i hiqet liçensa si psikologe.

“Të ishe psikologe nuk do të ndiqje Big Brother. Fakti se një profesioniste sheh Big Brother dhe merret me Big Brother, tregon mungesë akute të profesionalizmit. Duhet të të vie turp që pretendon se je profesioniste. Ju jeni ato profesioniste që e keni sjell vendin në këtë deregje. Ju jeni nga ato profesioniste që nuk dini të dalloni dhunën, që nuk mbroni minoritetet. Ju jeni nga ato profesioniste që duhet t’i hiqet licenca. Përderisa i thua vetes profesioniste dhe je këtu duke shkruar hartime për një shou televiziv, kjo tregon për profesionalizmin tënd”, i është përgjigjur me zë Zhaklina-psikologes, duke nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.

Personi që ka publikuar mesazhet e Zhaklinës ndaj psikologes, Elton Tozaj, ka thënë se psikologia vetëm se ka kritikuar qasjen e Zhaklinës ndaj banorëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Mua nuk më intereson fare mendimi yt, ky është problemi, që unë nuk të përndjek ty, unë nuk kam asnjë problem mendor, ti ke probleme mendore e dashur që më përndjek mua prej muajsh për të më shkruar mua për një shou televiziv. Kjo tregon paaftësinë tënde mendore, ti e ke diplomën e blerë. Ti ke mësuar përmendësh, ti je si ata tufa-tufa komunistësh që kanë zhbërë këtë vend nga mësimet e tyre përmendësh. Ti propagandon dhe nuk edukon. Unë edukoj, nuk propagandoj, ky është dallimi. Nuk jam unë skuthe, o Anila. Nuk jam skuthe. Ky Big Brother do të mbarojë dhe gjithë ju profesionistët që në vend se të shëroni pacientët, rrini e shihni Big Brother, do të emëroheni nga unë, po në rrjete sociale”, ka deklaruar Zhaklina.

Tutje, Zhaklina pretendon se është quajtur “e sëmurë psiqike” nga psikologia dhe e ‘kërcënon’ atë se do ta heq nga vendi i punës ku punon.

“Si mund të më thuash mua e sëmurë psiqike kur ti je psikologe. Si mundesh? Nuk qenke psikologe moj zonjë fare, ti je honxho-bonxho. Ty Anila kështu të kanë mësuar në shkollën e psikologjisë, t’i thuash dikujt ‘e sëmurë psiqike’? Unë do ta heq licencën e psikologes. Do t’i bëj ‘print-screen’ fjalët e tua dhe do të sigurohem që nuk ushtron më këtë punë. Më thuaj ku punon, sepse do të sigurohem që të mos punosh më aty. Më thuaj ku punon, se dua të takoj shefin tënd, atë që është mbi ty. Unë do të kujdesem që ti të mos ushtrosh punën që nuk di ta bësh”, i ka thënë Zhaklina-psikologes.

Në anën tjetër, Elton Tozaj ka deklaruar se i ka të gjitha bisedat mes psikologes dhe Zhaklinës, e që sipas tij në asnjë moment psikologia nuk e ka ofenduar Zhaklinën.

“Do ta gjej ku punon, mos ke merak”, ka thënë Zhaklina.

Prisni vazhdimin e videos për tu shfaqur audio:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @luizkryefjala