Maqedonia reagon ashpër kundër thirrjeve raciste të ushtarëve grekë
Pëlqej
Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka reaguar ashpër kundër thirrjeve raciste të ushtrisë greke.

Në komunikatën e shpërndarë për mediat, thuhet se qeveria e Maqedonisë dënon aktin e gjuhës plot urrejtje të ushtrisë greke, që ngjan sikur të jetë në kohët e kaluara.

Sipas komunikatës, akte të tilla nxisin edhe urrejtje etnike, por edhe dëmtojnë raportet mes shteteve.

"Brengos fakti që dukuritë e tilla jocivilizuese përsëriten prej vitesh në Republikën e Greqisë, ndërsa opinioni nuk e mban mend se ka pasur kërkim faljeje zyrtarisht dhe distancim të autoriteteve. Me siguri nuk ju pengon kur maqedonasit, shqiptarët apo turqit u lënë para si turistë, ndërsa jashtë asaj këndoni se ‘do t’ua pinë gjakun’, theksohet në komunikatën e Qeverisë.

Njëherësh, thuhet se e çuditshme është se për këtë gjë nuk reagon Bashkimi Evropian, i cili duhet të ishte i pari që duhej të kishte ngritur zërin. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori