Maqedonia përfshihet nga moti i keq
Moti i keq ka përfshirë qytetin e Ohrit, i shoqëruar me reshjedendurashiut dhe vetëtima, ndërkaq është rritur niveli i ujit nëpër rrugët e pjesës së vjetër të qytetit dhe në çarshinë e qytetit.

Në disa zona, uji ka filluar të dalë nga kanalizimi, pasi tubat nuk kanë kapacitet për të përballuar intensitetin e madh të ujërave të shiut.

Enti Hidrometeorologjik (EHM) bën të ditur se reshjedendura shiu janë regjistruar në Mavrovë dhe Gostivar, kurse më së shumti shi ka rënë në Prilep ku rreth orës 14:00 janë regjistruar 20 litër/metër katror ujë.

Në këto momente, reshje shiu ka në disa rajone të vendit, por me intensitet më të ulët, si në Prespë, Gjevgeli e Vallandovë, në Kumanovë, si edhe në Ilinden e Petrovec të Shkupit. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori