Maqedonia pret nga Greqia që të ratifikojë marrëveshjen
Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në qëllimin e saj për anëtarësim në NATO dhe në BE dhe pret që kjo të arrihet me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës edhe në Parlamentin grek, tha sot në pres konferencën e rregullt, zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha.

“Pozicionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë lidhur me anëtarësimin tonë në NATO dhe në BE janë të njohura. Nuk dua që të komentojmë intervista të personaliteteve të ndryshme, sepse Qeveria është përkushtuar në qëllimin e saj -anëtarësimin tonë në NATO dhe në BE. Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës tek ne, presim që kjo të ratifikohet edhe në Parlamentin grek dhe me këtë Maqedonia do të projektojë rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, tha Hoxha.

Shtuar më 16/01/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori