Maqedonia po kthehet në krahët e Serbisë
Pëlqej
Partia VMRO-Popullore e udhëhequr nga ish-kryeministri Georgievski ka akuzuar partitë në koalicionin qeveritar, VMRO-në dhe BDI-në se po e kthejnë Maqedoninë në krahët e Serbisë.

“Veteranët e vjetër të VMRO-së dhe patriotët e sinqertë të cilët para 20 viteve luftuan për pavarësinë e Maqedonisë, tani si anëtarë të VMRO-DPMNE-së së tanishme, kthehen prapa në përqafimet e Serbisë. Ajo që UBD-ja jugosllave me forcë, nuk arriti ta bëjë me luftëtarët për Maqedoni të pavarur – ti shndërrojë në vasal të politikës serbe, garniture e tanishme maqedonasepushtet me benefitet që ua mundëson e blen miratimin e tyre të heshtur duke i bërë të dëgjueshëm të verbër”, thuhet në reagimin e VMRO-Popullores, transmeton Blicinfo.

Kjo parti gjithashtu akuzon BDI-në, duke thënë se ajo bëri që shqiptarët tashmë nëpër ambasada të shërbehen nga diplomatë serbë. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2014, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori