Maqedonia pjesë e aksionit ekologjik Ora e planetit tokë
Mbi 80 lokacione në vend do të zhyten një orë në errësirë, për të shënuar aksionin ekologjik “Ora e planetit Tokë”.

Ky gjest simbolik bëhet me qëllim të vetëdijesimit të njerëzve në lidhje me zvogëlimin e biodiversitetit dhe ndryshimeve klimatike.

Ngjarja kryesore do të shënohet në sheshin Maqedonia ku vullnetarë të kryqit të kuq me 500 qirinj do ta shënojnë logon e aksionit “60 +”. Nga ora 20:30 deri në ora 21:30 nesër në errësirë do të jetë sheshi Maqedonia, Porta Maqedonia, rruga Maqedonia, Ura e gurit, Kale, sheshi Nënë Tereza etj.

Ndër komunat që i janë bashkangjitur këtij organizimi janë komuna e Aerodromit, Karposhit, Gjorçe Petrovit, ajo e Gazi Babës, Gostivarit etj. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2018, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori