Maqedonia përsëri pa datë!
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë vendosur për Maqedoninë që të mos ketë datë për fillimin e negociatave në Samitin e Këshillit Evropian që fillon ditën e nesërme. Këtë e ka deklaruar eurokomisioneri për zgjerim i BE-së Shtefan Fyle.

“Vendet anëtare vendosën që FYROM të mos jetë në agjendë. Megjithatë, unë informova ministrant me letrën që kam pranuar nga presidenti i këtij vendi se ka nisur puna e komisionit për hetimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Parlament. Megjithatë në debatin mes ministrave të jashtëm nuk ka pasur diskutime rreth kësaj çështje”, theksoi Fyle.

Ai kërkoi që t,i kushtohet vëmendjen këtij vendi dhe të mos anashkalohet nga agjenda e integrimit evropian. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2013, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori