Berisha i bashkohet protestës për vrasjen e 7-vjeçares, qytetarët thirrje që të largohet: Jo politikë

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës qytetare për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë.

Në momentin që Berisha ishte duke folur për media qytetarë të ndryshëm, po ashtu pjesëmarrës në protestë kanë bërë thirrje që ai të largohet, pasi nuk duan që politika të përfshihet.

Qytetari: Largohu nga këtu. Ik politika.

Berisha: Mos i luaj. Janë ata të cilët që sa herë bien ngushtë, kërkojnë të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do jetë në epiqendër të problemit”./albeu.com