Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Gostivar

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Gostivar. Kështu bëjnë të ditur nga reparti infektiv.

Bëhet fjalë për një grua të moshës mbi 40 vjeçare e cila dje është paraqitur bashkë me burrin e saj në Repartin Infektiv, me djegie të fytit dhe shtrëngime në kraharor, përcjell Gazeta Express.

Doktor Enes Memedi-infektolog njofton se pacientja menjëherë është izoluar në Repartin Infektiv dhe rezultatet sot flasin se është pozitive me koronavirus. Gjendja e saj është stabile por nëse shfaqet ndonjë lloj komplikimi, do të dërgohet në Shkup, njoftojnë nga reparti infektiv në Gostivar.

Sot do të testohet bashkëshorti i saj dhe do të izolohen njerëzit që mund të kenë pasur kontakt me të.


Shtuar 19.03.2020 14:21