Maqedonia paralajmëron vendosjen e vizave për kosovarët
Mesa duket Maqedonia do të fillojë të aplikojë vendosjen e vizave për shtetasit e Kosovës që duhet dhe duan të hyjnë në Maqedoni.

Kështu shkruan e përditshmja Dnevnik: "Kjo rrjedh e ngjarjeve në “luftën tregtare” u bë e mundur pasi që Prishtina vendosi embargo mbi importin e të gjitha prodhimeve të Maqedonisë, gjë që ndikoi që nga kufiri të kthehen mbrapsht shumë maune me mallra të Maqedonisë që destinacion e kishin Kosovën", transmeton Almakos.

Komisioni Evropian, ndërkohë, u kërkoi palëve të përfshira në këtë konflikt, t’i përmbahen marrëveshjes së CEFTA–s. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori