Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Maqedonia - pa asnjë të ardhme për të rinjtë
Pëlqej
Të rinjtë në Maqedoni kanë vetëm dy rrugë për të zgjedhur.

Njëra është të pajisen me librezë të një partie që të punësohen në administratë dhe tjetra është që të ikin jashtë në mërgim.

Drejtori i Formumit për Arsimin e të Rinjve, Marjan Zabërçanec ka thënë se të rinjtë, duke u përballur me këtë realitet në vend, shpesh edhe zgjedhin të ikin jashtë shtetit.

“Një numër i madh i hulumtimeve tregojnë se të rinjtë nuk e shohin perspektiven e tyre këtu në Maqedoni. Arsyeja kryesore që i çon ata kah ideja për të migruar ka të bëjë me cilësinë e jetës. Këtu kemi dhe faktin që mbi 60 për qind e të rinjve të ardhmen e tyre nuk e shohin në vend”, ka thënë Zabërçanec për Rel.

Edhe Valon Kurtishi, nga organizata joqeveritare “Yliricum” nga Tetova konsideron se politizimi i skajshëm i shoqërisë është ajo që ngulfat perspektivën e të rinjveMaqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori