Maqedonia nuk pranohet në NATO për shkak të emrit
Pëlqej
Pas samitit të NATO-s që u mbajt në Uells, përfaqësues të 14 shteteve kanë debatuar në Ohër kanë folur lidhur me situatën në Ballkan.

“Për herë të parë na është dhënë mesazhi se nuk ka inkuadrim të shpejt në NATO, por ka interes tek Aleanca që fokusin e saj ta drejtoj tek vendet e Ballkanit Perëndimorë, nga Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova dhe nga ne dëshirojnë të bëjnë partner relevant”, theksoi Mirsada Meshetoviç nga qendra “Xhorxh Marshall”, Bosnjë, transmeton A1.

Duke komentuar situaten dhe raportet mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni, ambasadori i OSBE-së, Ralf Breth tha se nëse për shqiptarët çështja e emrit nuk ka shumë rëndësi, ndryshe ndodh me maqedonasit, të cilët e kanë më afër zemrës këtë çështje.

Përfaqësuesi i Maqedonisë në debatin e Ohrit, Stojan Sllaveski, theksoi se çështja e emrit ende është pengesa kryesore për inkuadrimin e vendit në NATO. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori