Maqedonia nuk përfshihet nga ciklone
Pëlqej
Situata në Maqedoni aktualisht është në gjendje të qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për një mot që të sjellë ciklone apo reshje të dendura shiu.

Reshjet e rrëmbyera të ciklonit "Talia" më së shumti rrezikuan vetëm komunën Çashkë dhe ishin te izoluara.

“Lartësia e nivelit të hidroakumulimeve dhe liqeneve është në nivel normal, ndërsa mëse normale është edhe niveli i lumenjve”, tha drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu.

Saliu ka shtuar se DMSH-ja është e gatshme të përballojë situata edhe më të vështira moti se reshjet e shiut të këtyre ditëve. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori