Maqedonia nuk e mposht dot krenarinë për të hyrë në BE
Pëlqej
Anëtari i Bundestagut të Gjermanisë, Torsten Fraj është shprehur se nëse Maqedonia e humb BE-në kjo ndodh vetëm për shkak të faktit se Maqedonia nuk po e mposht dot krenarinë.

Fraj tha se ka takuar zyrtarët më të lartë të Shkupit, Gruevskin, Fatmir Besimin, Radmilla Shekerinskën dhe vlerëson se Maqedonia po bën progres në fusha të ndryshme.

Por, ai ka shtuar se shteti i Maqedonisë nuk mund të bëjë përpara ne integrime, për shkak se krenaria nuk e lë ta lëshojë emrin dhe të përballet me Greqinë për të zgjidhur këtë çështje.

"Për të tjerat, BE ka dhënë kritere të qarta që duhet të plotësohen. Sipas meje, Maqedonia duhet të ndjek hapin në sferat e të drejtave të njeriut, sigurinë juridike, lirinë e të shprehurit dhe të mediumeve, si dhe rreptësisht të plotëson kriteret nga Mastriht. Këtë kam theksuar në të gjitha bisedimet. Vetëm të jem i qartë se kjo nuk nënvlerëson reformat që kanë arritur statusin e kandidatir dhe rekomandimin nga Komisioni Evropian për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE", tha Fraj, në një intervistë për "Nova Makedonija", shkruan Almakos.

Ai ka shtuar se Maqedonia ka nevojë për përkrahje dhe se do ta ketë edhe përkrahjen e Gjermanisë drejt integrimit./albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori