E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Maqedonia në pushtetin e të ftohtit, temperatura deri -19 gradë
E gjithë Maqedonia është përfshirë nga moti i ftohtë dhe nga rreshjet e dendura të dëborës.

Më ftohtë ka qenë në Tetovë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli.

Sipas Drejtorisë për punë Hidrometeorologjike, në Tetovë janë matur -19 gradë, në Manastir dhe Berovë -18, në Prilep -17, në Shkup (Petrovec) dhe Mavrovë -16, në Krushevë -15, Shkup (kodra Zajcev) dhe Demir Kapi -13, në Kumanovë, Pretor dhe Vinicë -12, në Ohër dhe Shtip -11, në Strumicë -10, Dojran -6 dhe Gjevgjeli -4.

Më shumë borë ka rënë në Mavrovë Pozharane 40 centimetra, Krushevë 39, Topolçani 28, Ohër 24, Tetovë 21, Gjurishte 19, Pretor dhe Manastir 18, Prilep 12, Shkup 9, Berovo 4 dhe Demir Kapi 1 centimetër./albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori