Osmani takim me Kosnettin, flasin për pandeminë dhe zhvillimet politike

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar takimin e rregullt javor me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryetarja e Kuvendit ka shkruar në Twitter se në takim me ambasadorin kanë diskutuar për menaxhimin me pandminë, zhvillimet politike dhe çështje kanë të bëjnë me rendin dhe ligjin, raporton Gazeta Express.

“E lumtur që u kthyem në takimin tonë javor(me distancë sociale) me ambasadorin amerikan në Kosovë, pas zhvillimit të takimeve online javëve të kaluara. Ne diskutuam ndodhitë e fundit me menaxhimin e Covid-19, zhvillimet politike, dhe çështjet që kanë bëjnë me rendin dhe ligjin si dhe idetë se si mund t’i ndihmojmë të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Twitter.


Shtuar 22.05.2020 10:29